Rreth Nesh
REBUS Albania lindi si një inciative e përbashkët e disa të rinjve të cilën donin të jepnin kontributin e tyre për të përmirësuar e mbrojtur të drejtat e vajzave e grave, minoriteteve, nxitjen e zhvillimit ekonomik, të sportit, dhe mbrojtjen e mjedisit. Në vitin 2020 është regjistruar si një organizatë jofitimprurëse.
REBUS Albania beson në dinjitetin e natyrshëm të të gjithë njerëzve. Por në mbarë vendin, shumë qytetarë janë të përjashtuar nga institucionet politike, ekonomike dhe sociale që formësojnë jetën e tyre.
Vizioni
Në zgjidhjen e kesaj situate, ne udhëhiqemi nga një vizion i drejtësisë sociale dhe mjedisit te paster – një shoqëri në të cilën të gjithë individët, komunitetet e ndryshme punojnë drejt mbrojtjes dhe shprehjes së plotë të të drejtave të tyre njerëzore; janë pjesëmarrës aktivë në vendimet që i prekin; ndajnë në mënyrë të barabartë njohuritë, pasurinë dhe burimet e shoqërisë; mbrojne mjedisin dhe janë të lirë të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Misioni
Misioni yne ështe zvogëlimi i varfërisë dhe padrejtësisë, forcimi i vlerave demokratike, promovimi i bashkëpunimit ndërmjet grupeve shoqerore, rritja e pjesmarrjes ne sport, zhvillimi ekonomik, mbrojtja e mjedisit dhe avancimi i arritjeve njerëzore.
PARTNERET TANE

