
Në mbarë vendin, nxjerrja e burimeve natyrore – metale, minerale, pyje dhe lëndë djegëse fosile – po rritet me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të rënda mjedisore dhe dëme sociale, veçanërisht për komunitetet lokale, vecanerisht ato rurale. Shtuar kësaj, qeverisja e dobët dhe korrupsioni nënkuptojnë se të ardhurat nga nxjerrja përfitojnë në mënyrë disproporcionale korporatat e mëdha dhe zakonisht anashkalojnë tërësisht komunitetet e origjinës. Komunitetet lokale me të drejta të sigurta për tokën e tyre janë mbrojtësit më të mirë të mjedisit natyror.